Përveç ritmit të ngadalshëm të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se ka probleme edhe me përllogaritjet më të thjeshta matematikore.
Në përditësimin e fundit, KQZ-ja ka bërë një zbulim të ri: numrat nuk janë më absolute, por fleksibile – të paktën kur bëhet fjalë për zgjedhjet.
Ndonëse në komunën e Fushë Kosovës raportohen “58” vendvotime, shifrat nuk përputhen: aty thuhet se janë numëruar “40” kuti, ndërsa kanë mbetur për numërim “28”.
Ma edhe më shumë!
Në Gjakovë, ku raportohen “145” vendvotime, KQZ-ja na bind se janë numëruar “62 “kuti dhe kanë mbetur për numërim “97”.
