Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas linçimeve që iu bën në rrjete sociale pasi bojkotoi Qeverinë Kurti.
Gucati ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd ta ndalojë të thotë të vërtetën dhe se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj atyre që po e sulmojnë.
“E çka mund të thuhet më shumë? Ja se me çfarë njerëzish kemi të bëjmë! Mund të më shani, të më linçoni, por asnjëherë të më ndaloni të them të vërtetën për këta klyshë që bëjnë gjëra të tilla. Ja deri ku arrin poshtërsia e tyre. Unë menjëherë do ta lajmëroj rastin në polici dhe ata do të ndiqen penalisht për këto inskenime, fyerje, linçime e gënjeshtra që po bëhen ndaj meje,” ka shkruar Gucati.
Postimi i plotë:
E çka mund të thuhet më shumë, ja se më cfarë njerëz kemi të bëjmë, mund të më shani, linçoni por asnjë herë të më ndaloni të them të vërtetën për këta klyshë e kam pasur fjalën të cilët bëjnë gjëra të tilla, ja deri ku arrinë poshtërsia e tyre, e unë menjëherë do e lajmroj rastin në polici dhe do ndjeken penalisht për këto inskenime, fyrje, linçime e gënjeshtra që po bëhen ndaj meje.
Javën tjetër udhëtoj për Gjermani ku do jem në spital për disa ditë për vizita mjekësore si pasoj ku jam i plagosur gjatë luftës dhe sipas udhëzimeve të mjekëve ndoshta më duhet operacioni 31-të dhe të ndërroj protezen ndërsa klyshët e Kurtit më shajnë, ofendojnë e më shumë gënjeshtra tjera ndaj meje po vazhdojnë.
Tani të shohim se kush dhe si po reagon për një invalid, veteran dhe ish të burgosuri në Hagë që mbrojti luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së!