Analisti Milaim Zeka akuzoi Albin Kurtin si një politikan me mentalitet të sëmurë.
Ai e krahasoi atë me revolucionarët e Iranit, ndërsa theksoi se shumë nga ata që ka afër i ka si anëtarët e Gardës së Iranit.
“Po të mos jetë KFOR në Kosovë, po mos jetë NATO në Kosovë, për 24 orë Serbia e pushton Kosovën.
Kam me mijëra inçizime të luftës, inçizime të luftës, e dini që masakra e Izbicës, janë mbytur njerëzit, janë vrarë me sopatë, jo me plumba. Kam parë video-inçizime që në periferi të Prishtinës kanë djegur të gjallë 7 anëtarë të një familjeje.
Kam parë 40 fëmijë të ekzekutuar në një oborr. Ndaj Albin Kurti dhe çdokush duhet ta dijë që kupolën e lirisë së Kosovës na i ka dhënë Perëndimi.
Ajo Shqipëri me bukë a pa bukë, ajo Shqipëri e varfër, priti 800 mijë shqiptarë të Kosovës, na i hapën dyert, ndërsa sot thonë ‘ne dhe ata’”, tha Kurti.