Në podcastin “Të Pashoq” ishte i ftuar gazetari dhe analisti Milaim Zeka, i cili foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe gabimet e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Zekës, Kosova nuk e ka luksin për të kundërshtuar ndërkombëtarët, por më tej shtoi ai formimi i Asociacionit në veri do të jetë fatal për Kosovën.
Pjesë nga intervista:
Zeka: Këto ide të cilat janë folur në Tiranë e Prishtinë nuk kanë të bëjnë fare me teza, por kanë qenë dhe janë në tavolinë vetëm dy opsione. Opsioni i formimit të asociacionit të komunave serbe, që është vrasje e shteti të Kosovës, vrasje e ardhmërisë.
-Por Albin Kurit nuk po pranon?
Zeka: Por ky e ka pranuar në Ohër, opsioni.
-Kurti thotë se Asociacioni bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, prandaj nuk e nënshkruan.
Zeka: Jo, jo. Ai thotë nuk e formësojë, për shkak se Vuçiç nuk e ka nënshkruar marrëveshjen. Le ta nënshkruaj Vuçiç dhe pastaj fillojmë me zbatimin e saj. Prandaj po të them sa ai gënjen.
Ta kishte formuar, e sulmoni pse e formoi, mos ta formojë, e sulmoni pse nuk e formoi, si është zgjidhja?
Zeka: Ne jemi folklor, pijmë raki t’Skraparit, ndonjë këngë deri te molla e kuqe. Po ku është Çamëria, ku është Molla e Kuqe, veç në fantazinë tonë. Dhe ju thoni se ne e paskemi luksin për t’i thënë SHBA-së dhe BE-së, Jo.