‘A ka shpirt ky njeri, ka 3 ditë që mezi marrë frymë…’ Rendohet situata në BBVA, Egli në të qara dhe ulërima për Gjestin!

Raporti mes Eglit dhe Gjestit sa vjen dhe rëndohet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Në tentativë për tu sqaruar, debati mes tyre ditën e sotme është përkeqësuar, aq sa Egli të shpërthejë në lot, ndërsa gjen ngrohje në krahët e Rozanës, e cila i qëndron pranë për ta mbështetur.

“A ka shpirt ky njeri”, dëgjohet të thotë mjaft e prekur Egli. “Kam tre ditë mezi marr frymë në këtë shtëpi”.

Nga ana tjetër, Gjesti duket se nuk ka ndërmend të vazhdojë më raportin e afërt me Eglin, pasi në letrën e shkruar, ai u duk se ia dedikonte ish-partneres së tij, Diellzës.