VIDEO/ Flamur Noka godet me shishe Ballën, ndërhyn Garda! Spiropali e përjashton nga seanca

Kuvendi ku po zhvillohen debate mes opozitës dhe mazhorancës, është përfshirë nga kaosi dhe tensione të forta.

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka goditur me shishe ministrin Taulant Balla teksa po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit.

U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi deputetin e PD-së nga Kuvendi.