‘Vetëm qaja, kam fjetur dhe në banjo nga ajo…’ Gjesti tregon vuajtje që ka kaluar prej Xhenetës ‘Si ka fytyrë që thotë se akoma se pres…’

Ditën e sotme, gjatë një bisede me Rozana Radin, Gjesti ka folur më shumë për romancën e tij me ish-partneren, Xheneta Fetahu.

Në rrëfimin e tij, Gjesti është shprehur se Xheneta nuk ka patur aspak mëshirë për ndjenjat e tij.

Ai shton se nuk e duronte dot ish-partneren, duke treguar se ka fjetur edhe në banjo, apo në çdo vend të mundshëm ku Xheneta nuk ishte.

“Kqyre qysh është. Tërë kohën i lënduar. Veç e gjeja një vend dhe fshihesha.

Kam fjetur në banjo, me jorgan. Vetëm gjumë doja, se nuk e duroja dot. Vetëm qaja. Fjalët më të rënda që kanë ekzistuar, m’i ka thënë. Mendoja: si mund të ma bënte ajo këtë?“, tha Gjesti.