Refuzimi i prerë i Hamzës për koalicion me VV-në, Mirena: Ua hoqi të gjithë dilemat elektoratit të PDK-së

Gazetari Ilir Mirena tha se me deklarimin e prerë të Bedri Hamzës, pretendentit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, se nuk hyn në asnjë formë në koalicion me Vetëvendosjen, ky i fundit “ua hoqi të gjitha dilemat” elektorati të vet.

“Bedri Hamza sonte ua hoqi te gjitha dilemat elektoratit te PDK’se – s’ka koalicion me VV’ne. E tha pa arrogance, pa mllef, pa krekosje, thjesht dhe qarte. Bravo”, shkroi Mirena.