Emocionet në “Big Brother VIP 4” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë ishte radha e Gjestit të përlotej për një histori të së kaluarës.
Banori, i cili është përfolur shumë për lidhjen e tij me Xheneta Fetahun dhe për afrimitetin me Eglin, sot ka treguar një anë tjetër të tij, duke folur për një person krejtësisht tjetër.
Si pjesë e një sfide të vendosur nga Vëllai i Madh, ku secili prej konkurrentëve duhej t’i shkruante një letër dashurie personit të zemrës, Gjesti vendosi të shkruajë për ish-partneren e tij, Diellzën, me të cilën ka qenë në një lidhje për pesë vite.
Në videon e publikuar nga shtëpia, Gjesti shihet teksa nuk arrin t’i mbajë dot lotët.