Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Kransiqi, në mbledhjen e KQZ që po mbahet sot, ka folur për problemet që sistemi online i KQZ-së ka pasur që nga mbrëmja e 9 shkurtit, kur kishin filluar të raportoheshin rezultatet e numërimit në kohë reale, raporton Gazeta Express.
Krasniqi është munduar që ta relativizojë këtë problem serioz të KQZ-së, duke thënë se ka ndodhur që ka rënë edhe “Google”, por që më pasë është rikthyer.
“Problemet që dalin mund të jenë të natyrshme, ndodhin çdo kund, google ka ra, bjen rrjeti edhe të ne, po kthehet edhe vazhdon procesi”, ka thënë ai.