Një debat me tone të ashpra ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Një debat me tone të ashpra ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Egli në një moment gjatë një sherri me Gertën është shprehur se nuk e dinte ekzistencën e saj dhe i tha se ‘është e paaftë’.
Këtu ka ndërhyrë Valbona e cila i është drejtuar Eglit duke i thënë se ajo njihet prej lidhjes së saj me ish-partnerin. Këtu banorja ka shpërthyer dhe i është kundërpërgjigjur duke i kujtuar arsyen se pse e kanë hequr nga puna në televizionin ku punonte.
“Shko e lexo se të kanë hequr nga puna, gazetare që të heqin nga puna që nuk di të lexosh, nuk di informacion, je e paaftë”, i tha Egli Valbonës.
Pjesë nga debati:
Valbona: Prej tij të njohim
Egli: Kam jetuar 5 vite. Më njohin për ndonjë skandal?
Valbona: Se më thua mua nuk të njoh
Egli: Po nuk të njoh moj. Ti më njeh, unë nuk të njoh
Valbona: Po pra, ne jemi bërë vetë. Aq persona sa na njohin, jemi bërë vetë
Egli: Ta kam parë emrin në portale kush do hyjë t’i njoh. Valbona Mhilli kush është? As gafën nuk t’a kam ditur, e kam mësuar kur të kam klikuar emrin
Valbona: Ule zërin
Egli: Vazhdo më ndiq, inspirohu nga unë, më shkruaj edhe mesazhe se unë do vazhdoj të mos i hap se nuk të njoh
Valbona: Mua më njohin aq sa më njohin. Mua nuk më njohin për histori dashurie. Më njohin prej Bonës
Egli: Shko e lexo se të kanë hequr nga puna, gazetare që të heqin nga puna që nuk di të lexosh, nuk di informacion, je e paaftë
Valbona: Jam e paaftë. Po mua ato njerëz që më njohin, më njohin për punën dhe profesionin.