Këtu ta psh*** edhe votën”, protestoi Çani.
Çani tha se Kosova gabon nëse bashkohet me Shqipërinë, por sipas tij, nëse kjo ndodh atëherë kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve duhet të jetë Prishtina, e jo Tirana.
“Vazhdoj të dëgjoj për [idenë] e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Jo po Shqipëria e madhe, Shqipëria e bashkuar e të gjitha këto. Dhe kur dëgjoj për shembull që thonë ‘normal, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë me kryeqytet Tiranën’. Psh***, Prishtina duhet të jetë kryeqyteti, nëse bashkohemi”, u shpreh Çani.
“Prishtina do të jetë [kryeqytet i Shqipërisë], nëse do të jetë një ditë. Unë, biles them s’ka nevojë bashkim fare, do t’i prishim kosovarët nëse bashkohen me këtë vend. Rroftë Kosova e lirë!”.