Jul Deda ‘KRITIKON’ Neda Ballukun ‘Kujton se është lojtare, opinioniste që e ka k…’

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar ndaj debatit të ashpër mes opinionistes Neda Balluku dhe banores Rozana Radi gjatë Prime-it të mbrëmshëm në Big Brother VIP Albania 4.

Juli, i cili është bërë i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta mbi ngjarjet brenda shtëpisë, këtë herë ka kritikuar Nedën, duke e akuzuar për tejkalim të rolit të saj si opinioniste.

Sipas tij, një opinionist duhet të analizojë dhe të japë mendime mbi lojën, por jo të përfshihet emocionalisht në debate sikur të ishte vetë konkurrent në shtëpi.

“Neda e ka keqkuptuar komplet rolin e opinionistes, kujton se është lojtare brenda shtëpisë,” – u shpreh Juli.