“Pse flet keq për Gjestin?”- Jul Deda flet per here te pare zbulon arsyen

Aktori Jul Deda, është komentuar gjerësisht në rrjet për deklaratat dhe analizat që bën mbi situatat mes banorëve të “Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, vëmendje të veçantë kanë marrë komentet e tij për dy nga konkurrentët, Gjestin dhe Eglin.

Shumë ndjekës kanë vënë re se Juli shpesh i kritikon veprimet e tyre, veçanërisht të Gjestit. Kjo ka ngritur pikëpyetje mes publikut, duke bërë që një prej ndjekësve t’i shkruajë aktorit në Instagram përmes opsionit “Ask a question”.

Pyetja e drejtpërdrejtë ishte: “Pse je kundër Gjestit?”

Në përgjigjen e tij, Juli e mohoi një gjë të tillë, duke sqaruar pozicionin e tij:

“Ke thënë dy të pavërteta.

1. Nuk jam kundër Gjestit, sepse s’jam kundër askujt.

2. Nuk është i vetmi që nuk ofendon. Mbase ofendon më pak se të tjerët, por të gjithë ofendojnë njëri-tjetrin, dikush më pak, dikush më shumë.”

Ky reagim i aktorit erdhi si një përpjekje për të sqaruar perceptimin e publikut, duke theksuar se ai nuk mban anë ndaj asnjë banori, por thjesht analizon dhe komenton dinamikat e lojës.