PDK humb keq në vendlindjen e Artan Behramit – në parafushatë thoshte “Vendlindja të zbret në tokë”

Në zgjedhjet e mbajtura këtë të diele, PDK-ja pati një ngritje të dukshme në vota në raport me zgjedhjet e vitit 2021.

Në mesin e kandidatëve për deputet ish edhe Artan Behrami, i cili gjatë gjithë fushatës është prezantuar me pompozitet si ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.

Artan Behrami vjen nga fshati Vinarc i Epërm i Mitrovicës së jugut, banorët e të cilit fshat votojnë në shkollën “Harun Beka” në Gushavc.

Nga rezultatet e publikuara në ueb faqen e KQZ-së, shihet se PDK-ja në këtë vendvotim ka humbur me rezultat të thellë, duke marrë vetëm 24% të votave kundrejt LVV-së që ka marrë 63% të votave.