Një ditë pas arrestimit të Veliajt, Rama shkon në bashkinë e Tiranës, takon nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në ambientet e bashkisë së Tiranës.
Klan News raporton se kreu i qeverisë ka qëndruar atje rreth 30 minuta dhe më pas është larguar.

Mësohet se ai ka takuar nënkryetarët e bashkisë ku me shumë gjasë është diskutuar sa i takon “karriges bosh” tashmë të këtij institucioni vendor.

Kjo “vizitë” e Ramës në bashkinë e kryeqytetit vjen pas arrestimit të drejtuesit të saj, Erion Veliaj. Ai u shoqërua ditën e djeshme nga agjentët e BKH-së, në zbatim të masës “arrest me burg” të lëshuar nga GJKKO.

Kryebashkiaku akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.