Rozana dhe Gjesti kanë një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Pavarësisht debateve që mund të kenë patur me njëri-tjetrin, ata të dy kanë patur edhe shumë momente të bukura së bashku.
Gjithashtu ata herë pas here kanë bërë plane edhe për lojën, se çfarë t’u bëjnë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku kanë bërë një plan për banorët që mund të dalin në nominim.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Sonte pas nominimit, kush është në nominim nga një patëllxhan. Domethënë ju që jeni nominuar hani nga një patëllxhan
Gjesti: Do ua fusim nga një
Rozana: Do i ndajmë spec, patëllxhan
Gjesti: Trangull
Rozana: Nuk ka
Gjesti: Kujt do ia vendosim, Valbonës
Rozana: Loredanës
Gjesti: Edhe Gertës
Rozana: Një mua, unë ti edhe këta, se ne e mbajmë lojën. Edhe këtyre tjerëve ngaqë nuk kemi speca, ju fusim nga një kavanoz turshi. Njërit i fusim vaj ulliri
Gjesti: Duket që është lojë pa lidhje, po të bën për të qeshur.