Analisti Halil Matoshi ka komentuar rezultatet preleminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur totalisht e vetmuar, ngaqë siç tha ai, liderët opozitarë veçse i ka quajtur “hajvanë.
“Albini u met totalisht i vetmum sepse tash i duhet me hi me “hajvanët” e tij me pazare. Nuk munet ma Albin Kurti me qeverisë, duhet me thirrë dikan prej “hajvanëve”, ka thënë Matoshi.
Matoshi ka theksuar se Kurti me deklarimet e tij nuk ka lënë vend që opozita t’i bashkohet në koalicion.
“Pram ia kam uru fitoren LVV-së. Është partia fituese e zgjedhjeve”, ka thënë ai.