Loredena ka ‘TRADHETUAR’ Jozin me Gjestin? Gumëzhin shtëpia e BBVA, ja cfarë kanë parë banorët

Në një bisedë të tensionuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti, Rozana, Livia dhe Egli e kanë ngacmuar Loredanën në lidhje me Jozin dhe martesën e tyre simbolike brenda shtëpisë.

Diskutimi mori tone të ashpra kur ata i vunë në dukje sjelljen e saj pas largimit të Jozit.

Loredana u përpoq të shpjegonte ndjenjat e saj dhe domethënien e unazës që kishte marrë gjatë martesës simbolike, duke u shprehur:

“Në momentin që erdhi unaza, doja ta mbaja përgjithmonë në dorën e djathtë si simbol fejese. Ju jeni injorantë, nuk kuptoni.”

Megjithatë, banorët nuk e lanë me kaq. Gjesti e vuri përballë një pyetjeje provokuese në lidhje me mënyrën se si mund të jetë ndjerë Jozi kur e ka parë të afruar me të:

“Çfarë mendon se ka menduar Jozi kur të ka parë me mua duke bërë lojëra?”

Rozana, nga ana tjetër, i kujtoi Loredanës sesi kishte reaguar pas daljes së Jozit nga shtëpia, duke e akuzuar për sjellje kontradiktore:

“Po ta shihje veten si të kemi parë ne, do të të vinte turp. Kishe dy ditë që të kishte dalë një njeri që e doje, qave një orë, mbushe valixhet edhe qaj. Do të të vijë turp i madh kur të shikosh ato video.”

Ndërkohë, Gjesti shtoi se në festën e fundit ajo kishte pirë dhe kërcyer me të, duke nënkuptuar se sjellja e saj nuk përputhej me ndjenjat që pretendonte se kishte për Jozin.

Egli, për ta thelluar më tej situatën, përmendi se ajo kishte bërë një kërcim provokues përpara Gjesti, duke e përshkruar:

“Vetëm me të brendshme dhe me një rrjet i kërceje këtij para.”

Ky diskutim ka ndezur reagime të shumta mes banorëve dhe ndjekësve të Big Brother VIP Albania, duke nxitur debate nëse Loredana ka qenë e sinqertë për ndjenjat e saj apo nëse sjellja e saj ka qenë thjesht pjesë e lojës.