Loredana kujton takimin me babain në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana dhe Rozana Radi kanë diskutuar për Jozin, takimin që pati me të atin dhe për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpi.

Këngëtarja i tha modeles se babai i saj ka parë diçka për reagimin dhe fjalët kundrejt tij.

Lori thotë se i ati nuk e ka penguar për ndonjë gjë, ka folur për marrëdhëniet e kaluara, por nuk ka pasur diçka të madhe

Loredana kujton po ashtu fjalët që ia tha babai dhe një informacion nga jashtë për situatën mes tyre.

“Më tha edhe diçka babi atë natë, s’po më pushon telefoni. Kam frikë që e ka marrë në telefon ndonjë njëri dhe e ka rënduar me fjalë”, u shpreh ajo.

Banorja duket se tani ka nisur të reflektoj mbi lidhjen me ish-konkurrentin Joz Marku.