Një debat i ashpër shpërtheu mes Gjestit dhe Loredanës në dhomën e gjumit të Big Brother VIP Albania teksa po përgatiteshin për të fjetur.
Gjesti e akuzoi Loredanën se gjatë dasmës simbolike me Jozin kishte pasur frikë dhe se nuk e kishte marrë seriozisht momentin.
“Ti ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë, e vendose unazën në gishtin e djathtë. Lëri këto fore, nuk është ashtu siç thua. Shuj, shuj. Nuk ke dashur të martohesh”, i tha ai.
Loredana u mbrojt, duke thënë se kishte dhënë më shumë vlerë asaj ceremonie.
“Unë i kam dhënë akoma më shumë vlerë me atë gjest, por ti aq tru ke”, iu përgjigj ajo, duke ngacmuar Gjestin.
Gjesti këmbënguli: “Je frikësuar, e ke puthur me majë të buzës.”
Debati u tensionua edhe më tej kur Gjesti e akuzoi Jozin se, në vend që të mbështeste Loredanën, i kishte dërguar mesazhe Valbonës.
“Në vend që të të thoshte ‘Zemër, shko përpara, je duke ecur shumë mirë, jam me ty’, ai e futi edhe Valbonën: ‘Ju dua dyjave’”, tha ai.
Loredana u duk e irrituar nga kalimi i temës dhe e qortoi Gjestin: “Pse nuk mbahesh në një temë, po kalon nga një në tjetrën?”
Tensionet mes tyre mbeten të larta, duke shtuar paqartësitë mbi raportin e Loredanës me Jozin.