Dimal Basha nuk i ndal ofendimet ndaj opozitës, vazhdon t’i quaj ‘langareca’ e ‘hajvana’

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha që nga dita e zgjedhjeve ka vazhduar ofendimet ndaj opozitës duke i quajtur ata ‘langareca’ e duke u pajtuar me kryeministrin Albin Kurti që i quajti ‘hajvana’.

Ai po në atë ditë pati eskaluar aq shumë saqë e pati bërë me simbole (*) njërën nga fjalët me të cilën iu ishte drejtuar, kolegëve të tij nga legjislativi i kaluar.

Basha duke i “arsyetuar” ofendimet e tij e të liderit të tij, jep dy shembuj nga premtimet e partive opozitare për bruto produktin vendor e pagën minimale.

“𝐓𝐚𝐬𝐡 𝐚 𝐛ë𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞, ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞 𝐦ë 𝐭’𝐛𝐮𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢, 𝐧ë𝐬𝐞 𝐣𝐨 ‘𝐡𝐚𝐣𝐯𝐚𝐧𝐚?’ P. S. Për langareca besoj tanimë veç kemi konsensus”, ka shkruar Basha në Facebook.

Gjuha ofenduese dhe e rëndë e përdorur nga ai e lideri i tij, u kritikua shumë nga organizatat e shoqërisë civile si dhe mediat ndërkombëtare. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook: