AAK-ja s’mblodhi vota as në vendlindje të “supermenit” Bekë Berisha, në Saradran renditet edhe pas partisë së ashkalinjve

Bekë Berisha është një nga figurat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që jemi mësuar ta shohim thuajse në secilën legjislaturë të Kuvendit të Kosovës.

Bekë Berisha është marrë nga afër me Siguri dhe Mbrojtje, si dy fusha që njohu më shumë.

Në këto zgjedhje Bekë Berisha vendosi që fushatën elektorale ta fokusoj tek vetja, e jo te partia.

Ai është parë në shumicën e rasteve të bëjë fushatë vetëm, apo me disa të rinj.

Në pak raste ai udhëtoi bashkë me liderin e AAK-së dhe të tjerët nëpër komuna të Kosovës.

Bekë Berisha zgjodhi që mënyrën e fushatës ta bëjë ndryshe, e duke u munduar të jetë më atraktiv, i fokusuar në një fushatë më tepër teknologjike.

Por siç duket largimi nga realizimi një fushate krejtësisht politike e tradicionale siç jemi mësuar më parë, Bekën e la me më pak vota edhe në vendlindje.

Në fshatin Saradran të Istogut, AAK-ja mori shumë pak vota, duke u renditur kështu pas VV-së, LDK-së por edhe partisë së ashkalinjëve.

AAK në këtë fshat doli e katërta, me 14.77% apo veç 113 vota gjithsej.