Kusari-Lila: Edhe ata që kanë provuar me e ndalë e kanë kuptu që s’munden me e ndalë qeverisjen e Kurtit III

Simpatizantë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën sonte në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për të festuar bashkë me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Pas fjalës së Kurtit para turmës, aty folën edhe nga shumë zyrtarët e VV-së.

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari Lila tha se “Edhe ata që kanë provuar me e ndalë e kanë kuptu që s’munden me e ndalë qeverisjen e Kurtit III”.

Tutje Kusari-Lila deklaroi se “Na pretë punë e madhe dhe e rendë, por krejt e vlefshme sepse janë zemrat si ju që na mbështetni e mbështetni kryeministrin më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë Albin Kurti”./Lajmi.net/