Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar sot në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kanë hedhur votën në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ajo pas votimit tha para mediave se Kosova është shtet demokratik dhe se gjithë qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

“Siç e dini Kosova është shtet demokratik. Sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontribut në ketë drejtim. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Është mundësi e mirë që jo vetëm të japin vlerësimin, por edhe t’i japin mundësi atyre kandidatëve që janë për herë të parë. Shpresoj që e mbara të i prij Kosovës”, tha Osmani para mediave.