Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për mediat, duke e shpallur fitoren e koalicionit të VV-së.
Megjithatë, ai nuk ka folur për synimin e tij rreth 500 mijë vota.
Madje, ai është refuzuar me gazetarët që ia kanë bërë këtë pyetje.
“Një herë e ka fjalën Donika Gërvalla”, i është kthyer me nervozizëm Kurti gazetares që ia bëri pyetjen.