Gervalla i shkon Vetëvendosjes në zyrë, ajo komenton rezultatin zgjedhor: Fitorja është fantastike

Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të sotme.

Gervalla derisa ka hyrë në zyrat e LVV-së, ka thënë se “fitorja është fantastike, na lejoni të futemi brenda”, ka thënë ajo shkurt për media.

Janë publikuar exit-pollet e para pas përfundimit të votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë pa diasporë.

Lëvizja Vetëvendosje 40.3 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.4 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3 për qind, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2 për qind, Lista për Familjen 1.8 për qind, sipas UBO-Consulting për RTV Dukagjini.