Nesër ekskluzivisht në T7 do të prezantohen rezultatet e Exit Poll’it menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit.
Baton Haxhiu në emision Pressing në T7 ka treguar se do t’i kenë tri rezultat deri tek ai përfundimtar, është ai i orës 12:00, 15:30 dhe i orës 17:00.
“46 persona do të dalin në terren që do të kenë rreth 3 mijë e 460 anketa. Që janë të vendosura në zonat ku ka më së shumti votues. Ata janë në terren që nga ora 7. Rezultatin e parë do të kem në ora 12:00, tregon rreth 40 për qind e votave ku janë. Rezultati i dytë: është prej orës 15:30, ku e dijmë rezultatin preliminar të zgjedhjeve. E treta është e orës 17:00, që vjen, e aty 98 për qind e rezultatit nuk ndryshon. Rezultati i orës 18:15 është përfundimtar”, tha ai.
Ai tha se rezultatet nuk do të bëhen të ditura deri në orën 19:00.
“Ne do të kemi edhe komunat, që dikujt nuk i intereson ajo, por do t’i kemi. Kur dalim në orën 19:00 do ti vendosim edhe rezultatet e orës 12:00, 15:00 e 17:00.
E rëndësishmë është që ne do ti kemi edhe projeksionin e votave të diasporës, që për momentin janë në projeksion, e nuk do të hyjnë në këto rezultate”, tha ai.