Abdixhiku: Ne po shkojmë për vendin e parë dhe asgjë më pak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është e vendosur për të fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, duke synuar vetëm vendin e parë.

Gjatë një interviste në emisionin Debat Plus, Abdixhiku theksoi ambicien e LDK-së për të udhëhequr vendin dhe për të ofruar një alternativë të qartë qeverisëse.

“Gara është plotësisht e hpaur. Ne po shkojmë për vendin e parë dhe asgjë më pak. ” – tha Abdixhiku.