“Me këtë tubim 500 mijë vota le t’i harrojnë – Kryeministri ka qenë agresiv, e ka prishë gjuhën politike”, Ilir Mirena për fushatën e VV-së

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar tubimin përmbylls të VV’së sot në Prishtinë.

Mirena në emisionin Pressing në T7 tha se me këtë tubim, VV’ja t’i harrojë 500 mijë vota, për të cilat shton se do të mbesin vetëm në dëshirën e tyre.

Tutje, ai tha se kryeminsitrit Kurti ka qenë agresive, e që shton se e ka prishur edhe gjuhën politike.

“Me këtë tubim 500k vota le t’i harrojnë, vec do të jetë një dëshirë e tyre, një iluzion që ia kanë bërë vetës.

Fushata e VV’së ka dallu komplet prej partive tjera, nuk ka prezentu kurgjo, kryeministri ka qenë tejet agresiv, ofendues, po shihet prej dënimeve që po i marrin prej PZAP, është partia që po dënohet më së shumti.

Pernime e ka prish shumë gjuhën politike elektorale se nuk ka qenë diçka e ngjashme kurrë në Kosovë”, tha ai.