Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Julian Deda, ka shpërthyer me kritika ndaj veprimeve të Gjestit brenda shtëpisë, duke e akuzuar atë për një kopjim të dështuar të strategjisë së Luiz Ejllit.
Në një moment të fundit në lojë, Gjesti dhe G Bani u futën së bashku në tualet, një veprim që sipas analistëve mund të çojë drejt një nominimi kokë më kokë.
Kjo situatë ka krijuar debate të shumta tek fansat dhe ndjekësit e Big Brother.
Gjesti, në përpjekje për të rikuperuar telajoën e tij në shtëpi, e provokoi këtë situatë, por Julian Deda kësaj here nuk ka pritur që të kalojë pa reaguar. Në një postim në InstaStory, Deda ironizoi veprimin e tij duke shkruar:
“Më burrë u tregua Bani që u fut me Gjestin në tualet, sesa Gjesti që fton tri vajza në tualet”. Ky koment ka shkaktuar reagime të forta dhe komente të shumta mes ndjekësve.
Deda vijoi kritikën duke theksuar: “Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat! Beje tamam, jo ta kopjosh keq”. Këto fjalë vijnë në një kohë ku lojtarët duhet ta përmirësojnë lojën e tyre për të mbijetuar në shtëpi dhe për të fituar zemrat e publikut.
Në një tjetër moment, Deda publikoi një video në TikTok ku e “kryqëzoi” sërish Gjestin. Ai e quajti atë një kopje të dështuar të Luizit dhe me bindje paraqiti “prova” që sipas tij e vërtetojnë këtë fatkëqësi. Videoja ka përfshire një analizë të veprimeve të Gjestit dhe mënyrën si ato lidhen me strategjinë e Luizit, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ndjekësit e tij.