Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sonte në lidhje me mesazhin e kryeministrit të Republikës Kosovës Albin Kurti nga një tubim parazgjedhor se “një fqinj i keq kërkon moral të lartë dhe armë të mbushur”, theksoi se Kurti gjithmonë e ka armën e mbushur dhe do të donte të qëllonte serbët dhe se problemi është se një pjesë e botës perëndimore “e shikon me gishta”.
“Ai ka një armë të mbushur gjatë gjithë kohës dhe dëshiron të qëllojë mbi serbët, gjë që bëri”, u shpreh ai.
“Dhe tani një pjesë në rritje e botës e kupton këtë, dhe problemi është se një pjesë e madhe e botës perëndimore mbyll një sy ndaj saj, sepse është fëmija i tyre dhe pavarësisht se çfarë të bëjë, ata do ta tundin atë”, tha Vuçiq për RTS.
Vuçiq theksoi se Kurti, megjithatë, mund të ketë vetëm një problem serioz me administratën e re amerikane, e cila, siç thotë ai, nuk i përkiste as Bill Klintonit e as George Bushit dhe nuk jeton jetën e viteve 1990.
“Dhe kjo mund të jetë shpresa jonë”, ka theksuar presidenti i Serbisë.