Ditën e sotme, moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i ka dhënë mundësinë ndjekësve të tij për t’i bërë pyetje nga më të ndryshmet.
Megjithatë pritej se pyetjet për Big Brother, dhe sigurisht hyrjes së Gjestit në spektaklin e Shqipërisë, do të tërhiqnin më shumë vëmendje.
I pyetur nga një ndjekës se, “Pse nuk ditët me vlersu Gjestin, pres përgjigje të sinqertë,” Alaudini tha:
“Ky është aludimi më i kot që dikush mundet me bo. Askush në atë pikë të lojës nuk do që të dalin dy lojtarët më të fortë.
Ishte fati i tillë që i ra Leos të jetë kapiten dhe ai të vendosë për të dërguar dy banorë në nominim kokë më kokë. Pa dyshim që ky televotim ka qenë më i madhi ndonjëherë në historinë e Big Brotherave shqiptar. Kushdo që do eliminohej do shndërrohej në hero dhe viktimë sepse që të dy janë parë kokë më kokë për vendin e parë në finale. Siç e dini, votohen nga shumë vende përveç Kosovës e Shqipërisë, atë natë votat e diasporës e bënë diferencën për ta eliminuar Gjestin nga gara.”