Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratën e emisarit special të SHBA’ve, Richard Grenell, që tha se ‘bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit’.
Mirena në emisionin Pressing në T7 tha se kjo deklaratë e Grenellit është një porosi e rëndësishme për qytetarët për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas tij, Grenell, me këtë deklaratë nënkuptoi se nëse pas 9 shkurtit, vazhdon kjo qeverisje, atëherë Kosova mos të llogaritë më në ndihmën e ShBA’ve.
“Për mu më e rëndësishmja ka qenë deklarata e Grenellit, nuk e di ndonjëherë dikush prej zyrtarëve kaq të lartë të Shtëpisë së Bardhë, kaq qartë e brutalisht ta thotë një të vërtetë, por njëkohësisht është edhe një porosi shumë e rëndësishme për neve, për ditën e 9 shkurtit, kjo porosi është në dorën tonë kon po dojmë me votu. Pas 9 shkurtit, na nuk munum me llogaritë në ndihmën e SHBA’ve nëse vazhdon kjo qeverisje, kjo ka qenë mesazhi i Grenellit”, tha ai.