Jozi i tha ‘kop*l shk*ne’ dhe u përjashtua nga BBV 4, reagon familja e Gjestit

Jozi dhe Gjesti kanë patur debate të shumta në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Por mbrëmjen e djeshme fjalët e përdorura nga ana e Jozit kanë kaluar çdo limit.

Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine”.

Jozi përdori këtë term kundër Gjestit, duke e kritikuar që ai nuk i ka kërkuar falje Loredanës pas incidentit gjatë dasmës së tij me të.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, ka ardhur një reagim në “Instagram”-in e Gjestit ku është postuar një video e banorit me mbishkrimin:

“Gjesti është gjak shqiptari!”.