Gazetari Valon Syla e Parim Olluri kanë komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, ku thotë se ‘Kosova po lulëzon, ndërsa Gjermania është buzë recesionit’.
Syla në emisionin Pressing në T7 pyet ‘pse nuk po kthehet gruaja e Albin Kurtit, masi po kthehet Gjermania’.
“Ai votuesi i Kurtit në diasporë, Kurtin e votojnë veq ata që thojnë: Kosova s’bon, kështu kshtu.. e kur e vesin ata gazetarët e T7 në aeroport veres: kur do ktheheni, thojnë: Jo na s’kthehemi këtu kurrë.
Këtij(Kurtit) nuk i kthehet gruaja, ke 1 herë në të pame në fushatë, ku është ajo, u kthy në Norevgji. E pse spo të kthehet gruaja, masi po të kthehet Gjermania”, tha ai.
Ndërsa, Olluri thotë se ndjeher i turpëruar nga këto deklarata të Kurtit.
“Kur e ngon këtë deklaratë të Kurtit, unë skuqna kur e dëgjoj tu rrejt publikisht, se Kosova po lulëzon e Gjermania është në teposhze, vec kur ti del edhe Scholzi, t’i reagon si Grenelli”, tha ai.