Pasi doli fitues i BBVK-së, Drilon Rama vjen me një risi për fansat

Drilon Rama, ka njoftuar se ka hapur një kanal në YouTube ku adhuruesit e tij do të mund ta ndjekin jetën e tij dhe gjithçka që ai bën.

Përmes një postimi në Instastory, fituesi i BBVK-së, thotë se këtë gjë po e bën për fansat në mënyrë që ata të jenë pjesë e rrugëtimit të tij.

“Qëndroni gati sepse shumë gjëra interesante po vijnë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se Driloni u shpallë fitues i ‘Big Brother VIP Kosova 3’.