Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar mesazhet mes kryeministrit Albin Kurti dhe Nagip Krasniqit.
Kajtazi tha se Kurti është udhëheqës i krimit në KEK.
“Sot është një pjesë e asaj që dihet, por është e dokumentuar se kryeministri Kurti është udhëheqës i krimit në KEK dhe të gjithë të tjerët i shërbejnë atij”, tha Kajtazi në Klan Kosova.
“Kjo pjesë e mesazheve është një pikë që e dëshmon këtë që po them unë sepse atë e dëshmojnë dy aktakuza në rastin e Nagip Krasniqit”, vijoi tutje ai.