Ky lloj i patatinave Lay’s tërhiqet nga tregu, përmban një përbërës që “mund të ketë pasoja të rënda”

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lëshuar një urdhër tërheqjeje të menjëhershme për një seri të produkteve të patatinave Lay’s, pasi përmban një përbërës që mund të jetë mjaft i dëmshëm për të gjithë ata që e konsumojnë atë.

Deri më tani, këto lloj ishte shitur vetëm “për disa dyqane me pakicë dhe shpërndarës të tregtisë elektronike” në shtetet e Oregon dhe Uashington. E gjithë kjo bujë është shkaktuar për shkak se qeset e kësaj serie përmbanin qumësht në mesin e përbërësve të tjerë dhe nuk ishte specifikuar, ndaj mund të jetë një problem serioz shëndetësor për ata që vuajnë nga alergjitë.

Marka e patatinave ka lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar konsumatorët, pasi është verifikuar se asnjë nuk ka pësuar dëme kolaterale nga konsumimi i kësaj serie.

“Deri më sot, nuk është raportuar asnjë reaksion alergjik në lidhje me këtë material. Asnjë produkt tjetër, shije, madhësi apo paketime të ndryshme të Lay’s nuk janë tërhequr,” thuhet në deklaratë.

Në mënyrë të ngjashme, ata kanë paralajmëruar të gjithë ata që vuajnë nga alergjia ndaj laktozës që të mos e gëlltisin këtë produkt në asnjë rrethanë, pasi edhe pse nuk specifikohet, janë të kontaminuar me qumësht. “Nëse konsumatorët kanë alergji apo ndjeshmëri ndaj qumështit, nuk duhet ta konsumojnë produktin dhe duhet ta hedhin menjëherë. Frito-Lay ka njoftuar FDA-në për këtë masë”.

Është e rëndësishme të theksohet se të jesh intolerant ndaj laktozës nuk është njësoj si të jesh alergjik ndaj qumështit. Nëse një person alergjik ndaj qumështit konsumon shumë qumësht, ai mund të ketë një reaksion të rëndë alergjik, i cili në disa raste mund të jetë kërcënues për jetën dhe të shkaktojë vdekjen. Për këtë arsye, kjo seri produktesh është tërhequr menjëherë.