Shkruar nga Sokol Pepushaj
Intervista që Batoni ka marrë në ambientet e SPAK-ut me 9 maj 2024 do të botohet, jo si bisedë apo shkëmbim mendimesh me prokurorë shqiptarë a hetues amerikanë, por si një kapitull i librit filozofik në nder të Edi Ramës që e ngriti Shqipërinë aq lart, sa me një telefonatë në Encrochat, a si të donte ai, thërriste shokët e tij në kopshtin e luleve dhe shtronte tryeza çlodhëse.
Në “Miqësia e Edi Ramës me Amerikën”, ndizet fantazia edhe e atyre lexuesve që po t’u vesh para një libër ‘Nobël’ dhe një qebap, marrin atë që piqet në zjarr.
Po ndryshe pritet të ndodhë këtë herë.
Vepra me kapak të trashë, si ato të Enver Hoxhës dikur, nuk i trajton fare marrëdhëniet e zeza të Shqipërisë me Amerikën, por kohët e arta kur shefi i 4 Klaneve Mafioze thërriste në kopshtin e luleve dhe tryezat me qumësht blete e verë 33000 euro, ata që medemek mbaheshin si elita e njerëzimit.
Vijnë aty Tony Blair, Aleks Soros, Charles McGonigal, Antony Blinken”, arabë, kinezë, turq, rus e gjithfarë rruspijesh që dehin jo veç Altin Dumanin e presionuar nga pasionet e pedantëve, por edhe karkalecat koreanë që nuk e luajnë bishtin në grep të peshkimit.
Hollësirat artistike këtë herë nuk vijnë si hoshaf me mollë, kumbulla e dardha që qeveritarët ‘hanë’ pas shpinës së Bablokut, por si aventura me dedektivë të FBI-së, kapriçio të fondacionit më famoz të Globit, biografi karakteresh me Sekretarë Shteti e sekserë skenash anglosaksone, spërkatur me trazira sociale të mafies globale.
Promovimi i librit do të bëhet në SPAK, edhe pse personazhi kryesor mund të frymëzohet nga Ana Karenina e të hidhet para rrotave të Saliut, ngjashëm me Sllobodan Millosheviçin, që para se të kapërdijë helmin, u përqafua me Batonin dhe i la amanet Hashim Thaçin.
Ajo që nuk thamë, është, lexim të këndshëm milet, e prisni ditën kur ta shihni Batonin në SPAK, me librin fantastik në ajër të hapësirës pa cak.