Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 35 mijë euro për përdorimin e gjuhës fyese në fjalimet e kryeministrit dhe ofendimet ndaj përkrahësve të PDK-së në Skenderaj
Dënimi është vendosur për shkelje të rregullave zgjedhore, përfshirë përdorimin e gjuhës fyese në fjalimet e kryeministrit, ofendimet ndaj përkrahësve të PDK-së në Skenderaj dhe sulmet ndaj ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 35 mijë euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.