“Vajza është fejuar me një influencer italian”, Ilir Shaqiri tregon të rejat në familjen e tyre

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një intervistë në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka folur për vajzën e tij të vetme, Emily.

Balerini ka treguar se vajza e tij e flet shumë pak gjuhën shqipe, por theksoi se ajo e viziton shpesh Shqipërinë.

Ai rrëfeu se tashmë Emily është fejuar me një italian, teksa shtoi se “e kam shtrydhur pak nga ana psikologjike le të themi, që ta kuptoj”, por theksoi se ai është djalë i mirë.

Në profilet e saj në rrjetet sociale, Emily ndan shpesh momente nga lidhja e saj e dashurisë.

Ilir Shaqiri u shpreh se e bija i ngjason më shumë atij, ndërsa u shpreh se “Emily i ngjan babait, se çfarë i kemi lënë nënës nuk e di”.

Pjesë nga intervista:
Kryeministri Rama: Vajza juaj flet shqip?

Ilir Shaqiri: Flet gjysma gjysma, shumë pak. E fliste shumë mirë kur ishte babi në Romë dhe filloi “si je , si shkon, gusha, qafa, syri”. Por shkëputja pastaj dhe qëndresa me një baba shqiptar dhe nënë italiane në Itali, ndoshta shumë shqiptarë nuk e kuptojnë këtë gjë, por ata që jetojnë jashtë.

Kryeministri Rama: Po ajo vjen në Shqipëri?

Ilir Shaqiri: Po vjen dhe me shumë kënaqësi. Tani edhe na është fejuar

Kryeministri Rama: Me italian?

Ilir Shaqiri: Po me italian, është influencer, shumë djalë i mirë. E kam shtrydhur pak nga ana psikologjike le të themi, që të kuptoj.

Kryeministri Rama: Ti baba shqiptar. Po Emily i pëlqen Shqipëria?

Ilir Shaqiri: Ai nuk e ka parë, kurse Emily vdes.

Kryeministri Rama: Me gjyshërit e ruan raporton?

Ilir Shaqiri: Po e ruan. Emily i ngjan babait, se çfarë i kemi lënë nënës nuk e di.