Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e kanë konfirmuar në rrjetet e tyre sociale.
Gjatë kësaj jave kishte shumë zëra për rikthimin e tyre, por tani komuniteti i CS:Go mund t’i gëzohet lajmit.
Genc “gxx-” Kolgeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Sener “SENER1” Mahmuti, Dionis “sinnopsyy” Budeci dhe Rigon “rigoN” Gashi, ishin në të kaluarën pjesë e ekipit.
Flatron Halimi dhe Rigon Gashi kishin reaguar në profilet e tyre në Instagram për lajmin se po ndodhë rikthimi, andaj edhe komuniteti i CS:GO do ta shoh sërish gjithë ekipin.
Pas pothuajse një viti, Bad News Eagles po rikthehet dhe do të ngjallë sërish emocione të mëdha si në të kaluarën.