Akili kalon në gjysëmfinale të Grand Slamit në Paris

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është kualifikuar në gjysëmfinale të Grand Slamit të Parisit.

Ai e fitoi luftën e tretë radhazi, duke e mposhtur me Waza-ari, në çerkfinale xhudistin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev.

Në dy ndeshjet e para, Gjakova fillimisht mposhti xhudistin francez, Peter Jean dhe japonezin, Shusuke Uchimura.