Ju bë zemra copash! Djali iu gjet o vd*kur në rezervuar, babai flet me lot në sy ‘Kishte dhimbje të forta koke…’

Babai i 54-vjeçarit Valter Lame, që humbi jetën dhe u gjet i pajetë në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ka shpërndarë informacion rreth problemeve shëndetësore të të birit.

Ai tregoi se Valteri kishte pasur kohë që vuante nga dhimbje koke dhe se çdo ditë e çonte në spital për trajtime me qetësues.

Ai shtoi se kishte planifikuar ta dërgonte për një skaner në Tiranë më 5 shkurt, por më 26 janar ishte momenti i fundit që kishte pasur kontakt me të birin.

‘Ka pasur probleme shëndetësore, kishte dhimbje koke e dërgoja në spital, çdo ditë, i bënin qetësues.

Do ta çoja për të bërë skaner në Tiranë më 5 shkurt, ditën që është larguar me mua e ka pasur kontaktin e fundit’, tha ai.