Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar fotot dhe dokumente për njërin nga personat të cilët e kishin brohoritur kundër tij në një sallë sporti në Gjakovë.
Ky person del të jetë militant i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte dënuar vitin e kaluar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të kokainës e marihuanës”.
“Siç thuhet në aktgjykimin e shpallur publikisht me 23 mars, gjatë kontrollit të policisë në veturën e tij i janë gjetur “6 qese najloni të mbushura me substancë narkotike në formë pluhuri, ngjyrë e bardhë e llojit kokainë”.
Ndërsa, “gjatë bastisjes në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike në formë bari ngjyrë e gjelbër e llojit marihuanë”.
Sipas aktgjykimit, militanti i Vetëvendosjes, Drilon Bardhi, ishte dënuar “me burgim” si dhe “me dënim me gjobë”.
Po ashtu, të njëjtit i ishte sekuestruar pa kthim, vetura në të cilën iu gjet kokaina.
Aktgjykimi tregon se Bardhi e kishte pranuar fajësinë”, ka shkruar mes tjerash Mehmetaj.
Tutje Mehmetaj tha se Driton Bardhi është i afërt me Mimoza Kusari Lilën, Dejona Milahin e Glauk Konjufcën.
Postimi i plotë:
U dënua për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të kokainës e marihuanës” – Narkomani përmes të cilit Vetëvendosja i instrumentalizoi tifozët e Gjakovës
Duke provuar të përdoret secili mjet i mundshëm, meqë një qeveri e tërë s’guxon të vij në studio me mua, Vetëvendosja instrumentalizoi një tifo-grup nga Gjakova për të brohoritur në një sallë sporti kundër meje.
Pas një kërkimi të shkurtër, del se një nga 2/3 personat që e ka organizuar thirrjen është personi me emrin Drilon Bardhi.
I njëjti vitin e kaluar, me datën 10 mars 2023, nga Gjykata Themelore në Gjakovë është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve (kokainë dhe marihuanë)”.
Siç thuhet në aktgjykimin e shpallur publikisht me 23 mars, gjatë kontrollit të policisë në veturën e tij i janë gjetur “6 qese najloni të mbushura me substancë narkotike në formë pluhuri, ngjyrë e bardhë e llojit kokainë”.
Ndërsa, “gjatë bastisjes në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike në formë bari ngjyrë e gjelbër e llojit marihuanë”.
Sipas aktgjykimit, militanti i Vetëvendosjes, Drilon Bardhi, ishte dënuar “me burgim” si dhe “me dënim me gjobë”.
Po ashtu, të njëjtit i ishte sekuestruar pa kthim, vetura në të cilën iu gjet kokaina.
Aktgjykimi tregon se Bardhi e kishte pranuar fajësinë.
Paradoksi i situatës është se i njëjti është person i afërt me Mimoza Kusari-Lilën, njeriun që bisedoi në telefon me Milan Radojiçiç-in për t’u marrë vesh rreth ligjeve të Kosovës dhe la veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale.
Kurse në anën tjetër, kinse u revoltuan ndaj meje për shkak të deklaratave për Radojiçiç-in.
Më poshtë në foto e keni Bardhin bashkë me Dejona Mihailin e në një rast tjetër me Glauk Konjufcën.
Ky është veç fillimi.
Në bashkëpunim me policë nga Gjakova po marrë vesh shumë më tepër gjëra për atë organizim kriminal të Vetëvendosjes.
Diçka duheni me ditë o narkomanë. O copa të gërditshme të kombit. O bërlloku i Kosovës. Edhe ushtrinë nëse e shtini në funksion, kot e keni.
Pragun për dorëzim e kam shumë të lartë, ju s’e arrini dot bre drogaxhinj. Picimulat e gubt.