Epo edhe këtë nuk e prisnim! “E kam ftuar tre herë për kafe,por më ka refuzuar”,habit me deklaratën Klajdi: Ka pëlqim..

Sot, gjatë një bisede të qetë në dhomën e ndëshkimit, Klajdi dhe G-Bani ndanë mendimet e tyre për disa nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Pas dënimit nga Vëllai i Madh për shkelje të rregullave, dy këngëtarët po diskutonin për karakteret dhe sjelljet e banorëve.

Në një moment Klajdi ka treguar se ka ftuar disa herë Danjën për të pirë kafe, por modelja e ka refuzuar. Ai shtoi se pavarsisht kësaj, nuk i ka mbajtur inat.

Pjesë nga biseda:

G-Bani: O vëlla kur dikush të prezantohet parimor, të lutem mos e ndrysho. Ok e kuptoj me një njeri, e kuptoj që zgjedh një njeri të cilin unë e konsideroj…

Klajdi: E ke zgjedhur ti pra.

Klajdi: E kam ftuar për shembull, po marr një krahasim pa lidhje, tre herë e kam ftuar Danjën për kafe, asnjëherë nuk më ka pranuar. Nuk i mbajta inat, për atë Zot. E di ku i mbajta inat Danjës? U bëra xheloz?

Natën që kalova nominimin, as më tha urime për fasadë, qau për Bernardin. Aty jam ndjerë shumë xheloz. Të paktën për fasadë se unë as nuk isha zënë më të. Për shembull me Bonën bëmë sherr në drekë dhe nuk folëm në darkë, ok, normale, se kisha inatin, mbajta qëndrimin. Kurse me Danjën nuk isha zënë dhe ia thashë në sy.