Gjesti, G Bani, Rozana dhe Klajdi janë futur në një shpellë të improvizuar nga Vëllai i Madh, pasi kanë thyer rregullat e lojës.
Gjatë një bisede me G Banin dhe Rozanën, Gjesti është shprehur se kur të dalë nga shpella do të luajë me Eglin.
“Keq kam me ia lujt Eglit kur të dal. Kam me ia lujt nja 5 minuta ose nja 1 orë. Keni me pa”, tha ai, ndërsa G Bani dhe Rozana e kundërshtuan.