‘Mamaja e Jozit është në gjendje të rëndë psikologjike…’ i afërmi i Jozit tregon shkakun!

I afërmi i Jozit ka bërë një deklaratë prekëse së fundmi.

Teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ai tregoi se e ëma e banorit të “Big Brother VIP Albania”, Jozit, është në gjendje të rëndë psikologjike.

Shkak për përkeqësimin e shëndetit të saj u bë deklarata e gazetares Dasara Karaiskaj dhe Bernard Hulme, ish-banorit të BB.

“Sapo kam komunikuar me vëllain dhe me nënën. E ëma e Jozit është në një gjendje psikologjike jashtëzakonisht shumë të rëndë” tregon i afërmi i këngëtarit.

Kujtojmë se gazetarja tronditi rrjetin duke deklaruar se Jozi është homoseksual, ndërsa dy ditë më parë, të njëjtin mendim pati dhe Bernardi, duke shtuar dhe dy emra të tjerë; Laert Vasili dhe Klajdi Musabelliu.

Megjithatë, Dasara u tërhoq nga deklarata e saj më aps, duke kërkuar falje dhe duke u shprehur se Jozi nuk është homoseksual.