Ajo ç’ka ra në sy në këtë takim, është fakti që Jozi nuk i dha dorën babait të Loredanës dhe kjo u vu në dukje në spektaklin e sotëm nga Arbër Hajdari
“2 metra burrë, 57 cm ke dorën, si nuk i dhe dorën mo burrë? Në një takim të tillë, na ndodh të gjithëve. Disa u ndodh 2-3 herë. I kishe thënë ‘mos ki merak se i kam gjërat seriozisht’. A nuk do ishte kjo më normal? Apo normale është kjo që the ‘do ti këndoja një serenatë’. A je në terezi apo jo?”, u shpreh ai.
Jozi nuk dha një përgjigje, por e kaloi situatën me buzëqeshje.
Kujtojmë se pak më herët Jozi tha se do t’i këndonte një serenatë babait të Loredanës, por kjo nuk u prit mirë nga Lori dhe banorët e tjerë.